“Lojtarët po qanin në dhomat e zhveshjes”, trajneri i Portugalisë: Jam pa fjalë! Nuk shënuam me 29 gjuajtje

Trajneri i Portugalisë, Santos, është shfaqur i dëshpëruar për humbjen e Kombëtares që drejton kundër Belgjikës. Tekniku i është referuar statistikave që tregojnë ndjeshëm dominimin e portugezëve, që nuk ishin efektiv përpara portës së Kortua duke shkuar në shtëpi përpara kohe.

“Djemtë po qanin në dhomat e zhveshjes dhe bashkë me ta shumë portugez të tjerë. Ne jemi të zhgënyer, por djemtë kanë dhënë gjithçka mundën. Kemi hyrë në mënyrë të keqe në fushën e lojës në ato 10 minuta të para. Më pas nisëm të dilnim te loja jonë duke krijuar shanse për të shënuar.

Ky është futbolli. Belgjika bëri 6 gjuajtje dhe 1 ishte gol. Ne kemi bërë 29 goditje dhe prekëm 2 herë shtyllën. Sinqerisht që nuk kam fjalë. Nuk është çështja se futbolli është i padrejtë, në fund llogaritet se kush shënon dhe kush jo”, tha Fernando Santos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *