Çekia ka bërë befasinë e madhe në këtë Europian duke fituar ndaj Hollandës në shifrat 0-2. Tashmë kundërshtari i radhës që i pret në çerekfinale është Danimarka e Hjulmand që ka bërë një tjetër mrekulli për mënyrën sesi mbërriti deri këtu. Por nëse mendoni se trajneri i Danimarkës u lumturua për shkakun se Çekia u kualifikua me tej dhe Holanda u eliminua, e keni tërësisht gabim.
“Unë them se kushdo që është lumturuar për këtë fakt, duhet ta mendoj edhe njëherë. Do të doja që të luanim me Hollandën. Ju ndoshta shihni që holandezët janë pak më të mirë se çekët në lojën një për një, por çekët janë më të qartë dhe më kolektiv. Këto lloje ekipesh kanë bërë mirë në vitet e fundit. Kjo do të jetë hera e parë që përplasemi me një ekip si vetja jonë. Ne fituam shumë ndeshje falë këtij aspekti që lidhet me intensitetin dhe dinamikën për të përdorur kundërsulmin dhe pasimet. Tani duhet të përshtatemi”, tha Hjulmand. /Sport Ekspres/