Legjenda e Man Utd, Roy Keane, nuk është përmbajtur aspak kur është komentuar mbi Joao Felix. Futbollisti që u transferua për një shifër të çmendur te Atletiko Madridi nuk po arriti që të bënte diferencën ndaj Belgjikës, megjithëse trajneri e futi në minutën e 56 të takimit. Pra tërësisht i freskët për të lënë gjurmën e tij, por performanca e treguar ishte jashtë pritshmërive.
Kjo e ka irrituar së shumti edhe legjendën e Man Utd, Roy Keane, i cili ka thënë: “Joao Felix është mashtrues! A vlen më shumë se 100 milion ky djali tani? Vendi i tij kishte nevojë në këtë moment. Nëse do të isha Kristiano Ronaldo do ta kapja nga qafa në dhomën e zhveshjes”, u shpreh Keane. /Sport Ekspres/