Portugali-Belgjikë ishte një nga ato sfidë që nga të gjithë ishte cilësuar si një finale e parakohshme. E jo më kot quhet e tillë, duke marrë parasysh emrat e mëdhenj që gjendeshin në fushën e lojës. Spektakli nuk ka munguar gjatë kësaj përballjeje, që ka rezervuar emocione të forta deri në fund.
Ankthi ka qenë i pranishëm deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit, teksa portugezët po përpiqeshin me të gjitha forcat të gjenin golin e barazimit dhe ta dërgonin ndeshjen në shtesë. Por diçka e tillë nuk ndodhi, teksa ishte predha e Torgan Hazard në pjesën e parë të takimit që vulosi kualifikimin e Belgjikës në çerekfinale dhe dërgon në shtëpi Portigalinë së bashku me një nga sulmuesit më të mirë të botës, Kristiano Ronaldon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/callthefbiari/status/1409239487448813570