Ka përfunduar pjesa e parë mes Holandës dhe Republikës Çeke. Në stadiumin “Pushkash Arena“ nuk ka pasur festë për gola, teksa ekipet i janë drejtuar pushimit mes pjesëve me rrjeta të paprekura. Loja ka qenë deri diku e balancuar, me të dyja skuadrat që kanë kërkuar të zhbllokojnë rezultatin.
Megjithëse nga të gjithë pritej një dominim i “tulipanëve”, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Çekia ka luajtur si e barabartë e madje i ka shkuar pranë golit. Ishte Barak ai që në minutën e 37 humb një shans të artë, teksa goditja e tij devijohet në goditje nga këndi nga ana e De Ligt, që i heq mundësinë e golit kundërshtarëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1409189731422908421