Hollandë-Çeki/ De Boer e quan “detyrë të mbyllur” pa nisur ende, çekët kryqëzojnë duart për mrekullinë

Ndeshja e orës 18:00 do të jetë ajo mes Hollandës dhe Çekisë që do të përcaktojë Kombëtaren e radhës që merr biletën për në çerekfinale pas Italisë dhe Danimarkës. Holandezët kanë marrë 9 pikë të plota në grup, por nuk kanë qenë pa kritika. Ndërrimi i modulit të lojës nga ana e De Boer duke e kthyer Kombëtaren më të kujdesshme në mbrojtje dhe njëkohësisht dy golat e shënuara nga Ukraina në ndeshjen e parë i alarmuan së tepërmi tifozët.

Trajneri i holandezëve u shpreh se nuk e dëshironte kulmin që ta arrinte menjëherë, por kërkonte përmirësimin me nivelin më të lartë që të tregohej gjithmonë në ndeshjen e radhës. Megjithatë grupi nuk ishte shumë i vështirë për Hollandën që mori pikët e plota me Austrinë që nuk u paraqit asnjëherë e rrezikshme në portën e tyre dhe Maqedoninë e Veriut që suksesin e arriti duke debutuar në Europian.

Shumë kritika ka për skemën e De Boer, ndërsa rezultatet po i japin të drejtë. Gjithçka lidhet edhe me mungesën e Van Dijk që i jep më pak garanci qendrës së mbrojtjes, ndërsa tanimë në fazën e eliminimit direkt do të shohim se krahët e Holandës nuk i përkasin niveleve më të larta. Dumfries dhe Patrick Van Anholt mund të bëjnë mirë në aspektin sulmues, por ndaj kundërshtarëve të nivelit të lartë do të hasin vështirësi në pjesën e mbrojtjes.

Sigurisht që Çekia nuk është rivali më i mirë për t’i vendosur në provë. E megjithatë me ndjenjën e frikës që nuk lejohet as gabimi më i vogël do të shihen edhe limitet e disa lojtarëve. Trajneri De Boer u shpreh i sigurt në konferencë se Cekia do të kalohet me sukses dhe Holanda nuk do të surprizohet pasi kundërshtari është analizuar deri në detajet më të vogla. Nëse Çekia ka mbërritur deri në këtë fazë është edhe në saj të fatit pasi triumfoi kundër Skocisë pa bërë asgjë në krahasim me rastet e panumërta të rivalit për të shënuar.

Duke kryqëzuar gishtat që të kenë fatin si aleatin më të fortë dhe me një Patrik Schick që mund të risjellë në kujtesë mungesën e Van Dijk në qendrën e mbrojtjes holandeze, Çekia do të provojë deri në fund që të bëjë surprizën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *