Fundi i merituar/ Provokoi edhe tifozët italianë në festim, Arnautovic nuk ndreqet kurrë: Nuk po ju dëgjoj!

Pasi u dënua nga UEFA për shkakun e ofendimeve që lëshoi në drejtim të Alioskit pas golit me Maqedoninë e Veriut, Arnautovic e vërteton se nuk ndreqet kurrë. Sulmuesi i Austrisë ka qenë shumë i kritikuar pas ndeshjes së fundit me Ukrainën pas rikthimit nga pezullimi.

Raste të pastra janë humbur në atë përballje, ndërsa arriti të tundte rrjetën e Italisë në minutën e 67. Menjëherë nisi festimi mes provokimeve te tifozët italianë si për të thënë: “Nuk po iu dëgjoj. Do të flisni më?”.
Por VAR ia ka hequr buzëqeshjen nga fytyra Arnautovic pasi goli do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Sulmuesi doli nga fusha në minutat shtesë të ndeshjes dhe u pa në stol i dëshpëruar teksa po vëzhgonte eliminimin e Austrisë nga Italia. Me një sjellje të pandreqshme, fundi duket i merituar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *