Zyrtare/ Teuta gjen sulmuesin gol, kampionët prezantojnë afrimin e ri para kualifikueseve në Champions League

Teuta ka prezantuar ditën e sotme afrimin më të ri në skuadër. Pas përforcimeve në mbrojtje tashmë i vjen radha sulmit. Bregdetarëve u mungonte një sulmues pykë në majën e sulmit sezonin e shkuar, pozicion në të cilin Krasniqi nuk arriti të tregonte potencialin e tij. Por kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore duket se e kanë gjetur njeriun gol. Pepi Gorgiev do të jetë sulmuesi që pritet të shtojë rrjetat e tundura për “djemtë e detit”. Lojtari 26-vjeçar ka lënë pas një sezon pozitiv me Silekin në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të shënojë 13 herë dhe të asistojë 9 herë.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Pepi Gorgiev. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari tashmë është pjesë e bluve. Gorgiev në Durrës vjen nga ekipi i Sileks ku gjatë sezonit të fundit ka shënuar (13) gola dhe ka asistuar (9) herë. Sulmesi do të bashkohet ditën e sotme me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i 3-të i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Pepi Gorgiev, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës sonë!”, komunikon klubi i Teutës përmes faqes zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *