E bujshme/ Interesimi i çuditshëm për Thomas Strakoshën, thuajse i mbyllur kalimi i gardianit shqiptar te Interi

Thomas Strakosha është gati për të bërë kalimin e tij tek Interi, duke mbyllur kështu aventurën te Lacio. Këtë e ka konfirmuar menaxheri Serxhio Mezi që ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News”.

“Marota ka pasur shumë kontakte për të ardhur Strakosha te Interi. Ka pasur interes të madh, me trajneri Inzagi që e kërkon me ngulm. Unë them se është 99% e mbyllur kjo, Strakosha do të jetë te Interi”.

Por ky kalim tingëllon disi i çuditshëm pasi Inzagi ishte njeriu që vendosi uljen në stol të Thomas në këtë sezon që lamë pas, duke preferuar Pepe Reinën si titullar te Lacio. Madje edhe vëllai i portierit të Kombëtares do të shënjestronte herë pas here Inzagin që nuk e vlerëson Thomasin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *