Skandali i madh/ Arbitri jep asist që Brazili të fitojë me Kolumbinë, skena të çuditshme dhe kërkesë përjashtimi

Ndeshja e djeshme mes Brazilit dhe Kolumbisë që ishte e vlefshme për “Copa America” ka prodhuar edhe shumë polemika, përpos spektaklit. Kolumbianët realizuan të parët falë magjisë së Diaz me gjysmë rroveshatë, ndërsa goli i barazimit të Brazilit përpara se të vinte përmbysje ka sjellë shumë diskutime.

Nejmar tentoi që të jepte topi për të hyrë në brendësi të zonës kundërshtare, por arbitri Pitana e ka ndalur me trup, duke u kthyer sërish te lojtarët brazilian. Menjëherë pas krosimit të ardhur në vazhdimin e aksionit do të vinte edhe goli i Firminjos. Në bazë të rregullave të ditura arbitri duhet të ndalë menjëherë lojën nëse e prek topin.

Ndërkohë gabimi në këtë rast është i dyfishtë pasi Pitana ndikon edhe në hutimin e kolumbinaëve. Teksa Paqueta po jepte pasimin, arbitri merr bilbilin dhe bëhet gati për të vërshëllyer. E kur lojtarët e Kolumbisë po prisnin vërshëllimën, Pitana pendohet dhe lë lojën që të vazhdojë. Lodi dërgoi krosimin te Firminjo që arriti të mposhte portierin. Menjëehrë pas ndeshjes Kolumbia ka dërguar kërkesën që të përjashtohet ky arbitër nga turneu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *