Trajneri i futbollit, Nikolin Çoçlli, ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Kur bëhej fjalë për të veçuar një Kombëtare është arritur në përfundimin se Belgjika ka elementet më të mirë. Gjithashtu Çoçlli ka veçuar Lukakun si sulmuesin më të mirë në botë.
“Më pëlqen shumë Belgjika pasi ka sulmuesin më të mirë në botë, Lukakun. Ka mesfushorin më të mirë, Hazard. Ka gjithashtu edhe Kevin De Bryune, që dallon nga të tjerët. Pra janë të gjithë komponentët për të qenë ajo skuadra më e mirë”, ka thënë Çoçlli. /Sport Ekspres/