“Fjalë nderi kjo, ruajeni diku”! Lila ia bënë të qartë Bashës: Unë bashkë me tifozët, të thyejmë xhamat e Kryeministrisë

Andi Lila është figura e njohur e sportit në Shqipëri që ka marrë angazhim përpara zgjedhjeve të prillit. Në marsin e këtij viti, ish-futbollisti i Kombëtares u caktua si koordinator kombëtar i PD për Sportet. I ftuar në “Top Albania Radio”, Lila është shprehur se në rast se Basha nuk i mban premtimet për t’i plotësuar mangësitë sportistëve, atëherë do t’i thyhen xhamat e Kryeministrisë.

“Nëse nuk realizohen këto pika themeltare për sportin, do t’i kthehet sporti ‘boomerang’ do t’i shkojmë tek kryeministria. Unë bashkë me gjithë sportistët, failjarët e sportistave, tifozët, do t’i shkojmë tek kryeministria, Kryeministrit të ardhshëm Bashës edhe do t’i thyejmë xhamat kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni, ruajeni…”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *