Besojeni ose jo! Haland do të bëhet lojtari më i paguar në histori, ekipi i ri duhet të heq mënjanë 450 milion euro

Nëse kriza ekonomike ka përfshirë të gjitha shtetet e botës, futbolli ka treguar se ecën gjithmonë në drejtim tjetër. Këtë herë raportimi vjen për Erling Haland që mund të bëhet futbollisti më i paguar në histori.

Lojtari i Dortmundi i etiketuar si “adoleshenti magjik” është në shënjestrën e ekipeve më të mëdha në Europë. Sipas të gjitha gjasave do të ndryshojë skuadrën në merkaton e verës ndërsa Reali, Barcelona, Manchester City dhe Chelsea janë gati për ta transferuar.

Dortmundi do të heq dorë nga shërbimet e Haland dhe klauzola e blerjes është 150 milion euro. Por kjo shifër nuk është e gjithë historia. Klubi i ri që kërkon këtë sulmues duhet të ketë pasuri të jashtëzakonshme. Sipas raportimeve thuhet se menaxheri i Haland, Raiola, kërkon që klienti i tij të paguhet me 58 milionë euro në vit, duke tejkaluar edhe rrogën e Mesit te Baarcelona prej 50 milionë eurosh në vit.

Pra për një kontratë pesë-vjeçare, klubi që dëshiron të marrë Haland duhet të heq mënjanë 450 milionë euro për të paguar këtë talent, duke llogaritur këtu edhe dëmshpërblimin që shkon te Dortmundi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *