Europa League ka prodhuar disa skena të veçanta në këtë mbrëmje, ku ashtu si gjithmonë, pak flitet për nivelin e treguar në fushën e lojës. Ky kompeticion është dukshëm shumë larg nivelit të Champions League, pavarësisht se vjen si i dyti nga rëndësia, por me diferencë të madhe.
Pas tifozit lakuriq që pushtoi fushën e lojës te Granada-Manchester United, këtë herë momenti i veçantë i përket Ajaks-Roma. Kur rezultati ishte në shifrat 1-2, një prej lojtarëve të Romës kërkoi që të fitonte edhe ato pak sekonda të mbetura duke ecur i qetë për të kapur topin që kishte dalë jashtë fushës.
Në atë moment ishte një fëmijë që kapte topat dhe gjendej i ulur në stadium që e godet lojtarin e Romës me top. I acaruar për faktin që kundërshtari donte të fitonte edhe ato pak sekonda të mbetura, fëmija kishte mesazhin e përcjellë edhe pse në heshtje: “Po unë, për çfarë jam këtu?”. /Sport Ekspres/
Ajax ballboy ain’t got time for thispic.twitter.com/ngfDUU05IE
— Ronan Mullen (@RonanReigns) April 8, 2021