Në këtë situatë që po përjetojmë ku fryma e përcarjes mes shqiptarëve është e madhe, në ato pak raste kur shohim persona që punojnë për bashkimin tonë, zemra të mbushet me shpresë. Fatmirësisht, nuk është edhe zi sa duket! Atë që armiku nuk mundi të na e bënte për vite e vite me rradhë, shqiptarët po e arrijnë me njëri-tjetrin që të përmbushin dëshirën e të tjerëve për të shkatërruar vetveten në kohë paqe.
Rasti i fundit me Ardian Ismajlin ishte dëshmia më e keqe teksa në shumë media në Kosovë janë vendosur të tjera fjalë në gojën e mbrojtësit të Shqipërisë, vetëm që të shtohej urrejtja dhe lista e sharjeve. “Kosova ka 6 yje për të treguar se ka vend për 6 nacionalitete të ndryshme, por jo për shqiptarët”. Këto ishin fjalët që mund t’i gjeje vetëm në mediat në Kosovë, pasi askund tjetër nuk figuronte ky version. E kur fryma e përcarjes është rritur, gazetari i Insportit në Kosovë, Arbnor Luta, jep shembullin tjetër, atë të duhurin.
Duke prekur realitetin e ri sesi politika nuk ia arriti dot që të na bashkojë në një shtet, nga ana tjetër ftohen të gjitha mediat që të tregohen të kujdesshme në raportimet e tyre. Titujt “Plisat tradhëtojnë dhe nëncmojnë Kosovën për të mbështetur Shqipërinë” duhen fshirë sa më shpejtë dhe nuk duhet të ekzistojnë kurrsesi. Njëkohësisht edhe etiketimet si kosovari duhen ndërruar me shqiptar të Kosovës. Më poshtë mund të gjeni edhe reagimin e plotë të Lutës. /Sport Ekspres/