VIDEO/ Goli me “tiki-taka” mposht Dortmundin, Liverpuli nuk përballet dot me Real Madrid

Gjatë mbrëmjes së sotme është rikthyer magjia e “Champions League”. Reali i Madridit ka fituar pastër ndaj Liverpulit në shifrat 3-1. Realizimet e para janë krijuar nga këmbët e Toni Kros. Në golin e parë do të vinte një pasim i mrekullueshëm nga mesfushori që gjeti Vinicus, me këtë të fundit që nuk mund të gabonte ndaj portierit kundërshtar.

Ndërkohë në realizimin e dytë ishte po Toni Kros që pasi jep një top të bukur nga mesfusha dhe e shoqëruar me gabimin e lojtarit të Liverpulit, Asensio do të dyfishonte shifrat. Me nisjen e pjesës së dytë Salah ngushtoi diferencat, por Vincius do të tundte sërish rrjetën pas asistit të Modriç.

Sa i përket ndeshjes mes Man City dhe Dortmund, ekipi i Pep Guardiolës ka fituar në shifrat 2-1. Fillimisht ishte De Bryuen që do të gjente rrjetën, ndërsa Reus barazoi kur ndeshja po i afrohej fundit pas pasimit fantastik të Haland. E kur pritej që gjithçka të mbyllej në barazim, pas shumë pasimeve të stilit tiki-taka, Foden i mbylli shifrat në 2-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *