Për të blerë Halandin duhet kënaqur Raiola, menaxheri dhe babai kërkojnë shifrër të çmendur për xhepat e tyre

Emri i Erling Halandit pritet të prodhojë një temë të nxehtë në merkaton e verës, duke qenë se klubet më të mëdha të Europës janë duke rendur pas tij. Mino Raiola dhe babai i futbollistit ishin të pranishëm në Barcelonë dhe më pas në Madrid për të biseduar nga afër me presidentët e gjigantëve europianë rreth një transferimi të mundshëm të talentit 20-vjeçar.

Por për të blerë Halandin duhet kënaqur më parë Raiola. Menaxheri italian njihet për aftësitë e tij negociuese, nga ku nuk del pa mbushur edhe llogarinë e tij bankare. “RAC1” bën me dije se fatura për kartonin e sulmuesit norvegjez është tejet e kripur, pasi përpos 180 milionë eurove që kërkon Borusia e Dortmundit, është Raiola ai që kërkon një shifër të çmendur për xhepin e tij dhe të Alf-Inge Haland. Menaxheri i talentit të verdhezinjve kërkon një shifër prej 20 milionë eurosh komision për veten e tij, si dhe po të njëjtën sasi edhe për babain e Erling Haland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *