Dita e djeshme nuk ishte aspak e lehtë për Chelsea-n. Këta të fundit morën një humbje të dhimbshme me shifrat 2-5 kundër Ëest Bromëich-it. Por si për të mos mjaftuar një humbje e tillë, trajnerit Tuchel tashmë i duhet të merret edhe me një tjetër çështje brenda skuadrës.
Një episod i pakëndshëm ka ndodhur gjatë seancës së sotme stërvitore te blutë e Londrës. Mbrojtësi Rudiger dhe portieri Arrizabalaga janë përplasur mes tyre. Një ndërhyrje e ashpër gjatë stërvitjes ka nitur konfrontimin fizik mes tyre, duke bërë që të jetë Tuchel ai që kthen sërish qetësinë. Trajneri gjerman ka vendosur të pezullojë patriotin e tij, duke e largaur kështu Rudigerin më herët drejt dhomave të zhveshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/