Intervistat/ “E mora -16 pikë dhe jemi 5 pikë larg“, Shehi: Synojmë majën, Seferin do e doja në çdo skuadër

Është mbyllur me spektakël java e 26 e Kategorisë Superiore. Tirana ka dhuruar “shou“ kundër Apolonisë, duke i mposhtur thellë 5-2. Një fitore kjo që i dërgon bardheblutë vetëm 5 pikë larg kreut. Ndërkohë në krahun tjetër Skënderbeu ka bërë surprizën kundër Kukësit, duke i marrë një 3 pikët pas triumfit 0-1. Në përfundim të takimeve vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas goli” në “Supersport”.

Shehi (Tirana): “Ne jemi brenda objektivave dhe do synojmë majën. E kemi marrë skuadrën 16 pikë diferencë dhe tani jemi 5 pikë nga vendi i parë. Po të shohësh, të gjitha skuadrat janë aty-aty. Duke qenë me kaq diferencë dhe me stofin e kampionit do të tentojmë me të gjitha mënyrat për tu ngjitur sa më lart.  Po e shohim cfarë kundërshtarësh janë në Superiore. Skënderbeu shkon fiton sot dhe nap ret një javë e vështirë. Tim i mungon pak përshtatja dhe për shkak të modulit dhe lojës që kërkoj të bëj është pak larg pozicionit të vetë. Kurse për Taulantin, është lojtarë që na ndihmon shumë. Nuk shënoi sot, por golin e Torasës ai e sajoi. Pra është lojtar që vrapon shumë, ndihmon skuadrën dhe do vijë momenti që do shënojë. Një lojtar si ai do të doja ta kisha në cdo skuadër që do drejtoja”.

Josa (Kukësi): “Është një ngërç që po vjen duke u thelluar. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket marrëdhënieve staf-lojtarë në këto momente. Skuadra nuk është se nuk formoi, formoi shumë. Problemi është se pjesën e dytë ne ishim shumë larg portë. Eze ishte shumë i vetmuar dhe shumë i papozicionuar. Erdhi dhe goditja e Skënderbeut, që ne na uli shumë nga ana psikologjike. Është normale që cdo skuadër e ndjen presionin në këto momente. Ne do të mundohemi që këtë presion ta ulim. Nuk është e njëjta situatë si me Tiranën që ra nga kategoria. Ne këto vegla pune kemi deri tani dhe me këto vegla pune do punojmë deri në fund të kampionatit”.

Memelli (Skënderbeu): “Ne problemin e kemi me veten dhe kërkojmë ti marrim gjërat hap pas hapi. Raportet nuk kanë qenë të barabarta në mbajtjen e topit, Kukësi e ka mbajtur më tepër topin. Ndërsa sa i përket rasteve, ne kemi pasur më shumë. Një punë shumë të madhe kanë 3 lojtarët e mesit të fushës. Kur janë ata në nëj ditë të mirë edhe gjërat shkojnë më mirë. Ajo që është e rëndësishme është terreni. Kur skuadra ka një terren të mirë, luan mirë. Në Korçë na ka penalizuar pak edhe nga dëbora. Fitoret nuk janë të rëndësishme. Të themi të vërtetën, disniveli i lojtarëve është i madh, por unë gjithmonë jam mbështetur te grupi. Asnjëherë futbolli nuk prodhon rezultate nëse trajneri bazohet te aftësitë individuale. Të mos harrojmë që kjo fitore ka qenë 6 pikë dhe jo 3 pikë, sespe ne vinim nga 4 mungesa të rëndësishme në skuadër. Kampionatin e kemi me veten tonë dhe vetëm me veten tonë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *