Ndeshjet e Kombëtares kanë përfunduar dhe tashmë radhën e ka përsëri Superiorja. Java e 26 ka nisur me dy superduele mes klubeve që vërtiten në “vallen“ për titull. Vllaznia ka pritur Partizanin në Shkodër, por në një sfidë ku të dy ekipet dëshironin kreun, ajo që buzëqesh është… Teuta, e cila ka marrë kreun për të parën herë. Në përfundim të takimeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.
Daja (Partizani): “Kishim ardhur në Shkodër për ta respektuar Shkodrën në maksimum për atë që ka dhënë. Nuk luajtëm për barazim sot, sepse kemi luajtur gjatë gjithë kohës përpara dhe të hapur. Por përballë kishim Shkodrën. Edhe Cinari, edhe Asani, edhe Melo janë lojtarë që luajnë në krah. Lëvizjet prerëse për të hapur zonat për lojtarë që kërcejnë në shtyllën e dytë janë të vështira. Kjo është ajo që ndoshta nëse do e kishim një qendërsulmues natyral mund të bënte më mirë për të krijaur hapësirat. Merkato e janarit nuk është se të ofron shumë mundësira. Ne ishin në një merkato të bllokuar në verë, ku kishim piketuar lojtarë të tjerë. Në mungesë të kësaj merkatoje dhe mundësive të vogla në merkaton e janarit, po bëjmë mirë dhe po sakrifikojnë lojtarët aktual“.
Martini: (Teuta): “E kishim studiuar shumë ekipin e Lacit. Pika më e fortë që ekipi ka pasur sot ishte autoriteti në fushë. Ishte i gjithë grupi bashkë. Ndihmonin në cdo moment, i jepnin kurajo njëri-tjetrit. Qetësia që kishin të gjithë bashkë ishte celësi i suksesit. Dy ndeshjet në Fier dhe në Korcë janë ndeshje shumë të vështira. Ne kemi dhënë prova që kemi humbur në ndeshje të tilla. Është gjithcka në këmbët dhe duart tona”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/