“Krizë identiteti”! Në Rumani janë duke përjetuar dramën e vërtetë në futboll dhe ka kritika të jashtëzakonshme nga mediat pas humbjes së fundit që u mor në shifrat 3-2 kundër Armenisë. Papritur kjo Kombëtares modeste që humbi në shifrat 9-1 kundër Italisë në 2019, merr kryesimin e grupit dhe përmbys Rumaninë. Kush ishte ekipi modest në këtë rast?
Miti i të vogëlave thyhet sërish! Kjo ndeshje që vjen në vijmësi të krizës së madhe te Rumania, e ka shkundur së tepërmi për të kuptuar nivelin se ku është mbërritur. “Na ishte njëherë futbolli i Rumanisë”. Kështu po hapen shkrimet në këtë vend, ku janë duke gërmuar për të parë të tjera humbje turpëruese të këtij niveli.
Sërish ka dakortësi se ajo disfatë e shkaktuar nga Shqipëria në Europian do të mbahet mend si një turp në histori. Shumë media e barazojnë humbjen ndaj Armenisë në të njëjtin nivel, pasi asokohe Shqipëria i hoqi mundësinë Rumanisë që të dilte nga grupi i Europianit dhe që të vazhdonte ëndrrën më tej. Një përshkrim i situatës i ardhur nga “Adevarul” me nota dramatike tregon se papritur kjo Kombëtare e njohur ka mbërritur në nivelin e San Marinos dhe Andorrës.
“Mirë, që është vrimë e zezë, e kuptojmë, por sa e madhe është kjo vrimë?”. Kështu jemi me futbollin kombëtar. Themi se jemi në rënie dhe e pranojmë, pak a shumë të dorëhequr që futbolli rumun nuk është më ai që e gjen portën kundërshtare dhe nuk është më në gjendje që të mbroj fortesën.
Por sa poshtë kemi shkuar? Në Europë, në madhësinë tonë janë vetëm San Marino, Gjibraltari, Lihteshtajn dhe Andorra. Është e vërtetë. Thamë jemi në të njëjtin nivel me Lituaninë kur erdhi dhe na mundi 3-0 në Cluj. Pastaj thamë që jemi si Islanda kur na dëboi nga Europiani, pastaj thamë jemi si Norvegjia kur na mundi 4-0. Thamë jemi si Shqipëria kur na hoqi nga Europiani dhe na tha që të punojmë në stërvitje.
Ndoshta ne i bëjmë llogaritjet duke mbledhur mollët dhe dardhat, e në atë mënyrë dalim në vendin e dytë ku na ngelet vetëm që të sulmojmë drejtuesit e grupeve. Kjo punë shkon përtej 4-2-4 apo 3-4-3. Ndoshta nuk ka shumë shkumës për t’ua shpjeguar lojtarëve skemën, por problemi është tjetër.
Asnjë trajner në vendin tonë nuk arrin të mobilizojë lojtarët. Një grup senatorësh që na vijnë dhe bien dakord që vetëm të vitizojnë territorin dhe nuk kanë gjurmën më të vogël të stresit, që nuk e vuajnë fare humbjen. Ndeshja me Armeninë ishte thjesht dëshmia”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/