Debutoi me Shqipërinë për pak minuta, në Greqi shkruajnë për talentin 17-vjeçar të AEK: Mund të ishte i joni, bëri historinë

Mario Mitaj zgjodhi përfudimisht që të përfaqësojë Shqipërinë, pavarësisht insistimit të Greqisë për ta afruar në Kombëtaren e tyre. Debutimi erdhi në ndeshjen e San Marinos në pak minuta, ndërsa ky aktivizim e bënë mbrojtësin e AEK që të jetë përjetësisht kuqezi.

Mediat në Greqi nuk e kanë kaluar pa vëmendje këtë rast duke cituar faktin se aktivizimi i tij ishte një histori më vete pasi bëhet fjalë për një futbollist të datëlindjes 2003. “Mund të ishte edhe me ne, por tashmë është zyrtarisht i Shqipërisë dhe nuk ka mundësi për të ndërruar zgjedhjen e tij”, ishin fjalët që gjenden në mediat helene, ku mes të tjerash kujtojnë se Mitaj është lojtari më i ri i AEK i aktivizuar në “Europa League” në gjithë historinë, pasi u hodh në fushë kundër Leicesterit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *