Një lajm që trishton së tepërmi tifozët shqiptarë vjen nga Zvicra. Mediat më të njohura në këtë vend shkruajnë se Nedim Bajrami nuk mund të zgjedh Shqipërinë dhe FIFA do ta refuzojë kërkesën për t’iu bashkangjitur kuqezinjëve në bazë të rregullit të saj. Përpara ndeshjeve të marsit, futbollisti i Empolit zgjodhi që të linte Zvicrën dhe t’i bashkangjitej Kombëtares tonë. Por nuk kishte mundësinë që të debutonte me Shqipërinë pasi FIFA po e vononte përgjigjen për t’i dhënë lejen që të aktivizohej në fushën e blertë.
Sipas atyre që raportohet në mediat, FIFA do ta refuzojë kërkesën e Bajramit pasi ka luajtur katër ndeshje zyrtare në kampionatin europian me U-21 e Zvicrës pasi i kishte mbushur 21-vjeç. Kërkesa miratohet vetëm në rastin kur lojtari nuk ka mbushur ende 21-vjeç dhe më pas kalon nga moshat për të zgjedhur një tjetër Kombëtare. /Sport Ekspres/