Renditja/ Shqipëria lë pas Poloninë me një asist nga Anglia, Hungaria pa mëshirë kundër Andorrës

Mbrëmjen e sotme kanë përfunduar ndeshjet e muajit mars për sa i përket kualifikueseve europiane për Kupën e Botës Katar 2022. Me nga 3 ndeshje të zhvilluara për secilën Kombëtare, tashmë renditja në grupin I ka nisur të marrë formë.

Me fitoren e marrë sot Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve, duke u renditur e treta në grup. Kuqezinjtë lënë pas një nga kundërshtarët e drejtëpërdrejtë në rrugën drejt objektivit të tyre, Poloninë falë një asisit nga Anglia.

“Tre luanët” kanë mposhtur me shifrat 2-1 Kombëtaren polake, duke konfirmuar veten si forcë e parë me 9 pikë të plota në këto 3 ndeshje. Ndërkohë në krahun tjetër Hungaria është treguar pa mëshirë kundrejt Andorrës, me të cilët ka fituar me rezultatin e thellë 1-4./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *