Kosova ka humbur me rezultatin 3-1 ndaj Spanjës duke marrë humbjen e tretë radhazi në kualifikueset e Botërorit. Spanjollët dominuan ndeshjen që nga fillimi i takimit, duke mos i lënë asnjë mundësi dardanëve që të godisnin portën. Goli i parë do të vinte vetëm falë kryeveprës së Olmos në minutën e 34, ndërsa dy minuta më vonë do të dyfishonte Torres.
Në goditjen e parë në portë nga Kosova mbërriti edhe ngushtimi i diferencave. Pas një topi të gjatë nga mbrojtësi i Kosovës, i cili shkoi drejt portës së Spanjës, portieri mori topin dhe i “ekzaltuar” vazhdoi drejt mesfushës. Halimi përfitoi nga dalja e portierit duke i marrë topin dhe nga 30 metra shënon një gol spektakolar, që mund të dalë lehtësisht goli i javës. Por Moreno do të trefishonte menjëherë shifrat për të mos lënë shumë vend për të shpresuar. /Sport Ekspres/
Besar Halimi take a bow. Staggering.#Kosovo pull one back against #Spain.#ESP 2:1 #KOS pic.twitter.com/EWfoxLcKyR
— Ekrem Idrizi (@EkremIdrizi) March 31, 2021