Të gjithë tifozët shqiptarë e kujtojnë mjaft mirë Kombëtaren e Armenisë, teksa disa vite më parë pikërisht prej aty do të merrte jetë ëndrra e madhe për një vend në Kampionatin Europian. Por nëse dikur renditeshin në pjesën e poshte të tabelës, tashmë situata ka ndryshuar për armenët. Hirushja e kualifikueseve të Botërorit 2022, e tillë mund të quhet deri më tani kjo Armeni.
Tre ndeshje të zhvilluara dhe po aq fitore të arritura. Mbrëmjen e sotme kanë arritur të bëjnë surprizën duke përmbysur në minutat e fundit Kombëtaren e Rumanisë. Këta të fundit udhëhiqnin me shifrat 1-2 deri në minutën e 86, atëherë kur Haroyan vendos baraspeshën. Ndërkohë vetëm 3 minuta më vonë ishte Barseghyan ai që i jep fitoren skuadrës së tij, teksa tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Armenia ka mposhtur në dy ndeshjet e para Lihtenshtejnin dhe Islandën, që vitet e fundit ka treguar një nivel mjaft të lartë. Me këto rezultate vendi i parë në grupin J i takon pikërisht Kombëtares armene, që numëron 9 pikë të plota dhe lë pas një emër të rëndë si Gjermania, megjithëse “pancerat” kanë një ndeshje më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???? ???????… @dobermanos #Armenia #EuropeanQualifiers #hayastan #hayer pic.twitter.com/AJ5K2btU9d
— Arman Torosian (@torojuniorarman) March 31, 2021