Kosova do të luajë ditën e sotme ndaj Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Botërorit 2022. Ndeshja e parë nuk ishte aspak pozitive për “dardanët” të cilët pësuan 3 gola në shtëpi ndaj Suedisë së Zllatan Ibrahimoviç. Pavarësisht disnivelit të madh në organikën e lojtarëve, lojtarët e Kosovës kanë besim se mund të marin një rezultat pozitiv ndaj iberikëve.
Futbollisti i talentuar i Mançester Sitit që është pjesë e kombëtares së Spanjës ka deklaruar se asgjë nuk është e sigurtë, pasi skuadrat e vogla kanë treguar që dinë të luajnë mirë.
“Ne e dimë që disa kombëtare mund të kenë një emër më të vogël, por realiteti është se ato dinë të garojnë shumë mirë dhe askush nuk fiton dot lehtë. Ne jemi të sigurtë që niveli i skuadrave që luajmë është konkurues. Do të jemi të kujdesshëm që të marim tre pikët”.- u shpreh Rodri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/