VIDEO/ Rasti i pazakontë në ndeshjen e kualifikueses së Botërorit, arbitri humb ndjenjat në fushë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afrikë në sfidën mes të Bregut të Fildishtë dhe Etiopisë, e vlefshme për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022. Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Charles Bulu u largua nga fusha me barelë pasi që nuk ishte në gjendje të drejtonte ndeshjen deri në fund të minutazhit të përcaktuar.

Në rrjetin social Tëitter është publikuar një video ku arbitri kryesor pëson një gjendje “të fikët” dhe bie pa ndjenja në tokë. Charles Bulu nuk po ndihej mirë dhe lojtarët e Bregut të Fildishtë po e ndihmonin për ta nxjerrë nga fusha, por në atë moment ai rrëzohet pa ndjenja. Stafi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë dhe më pas me barrel e çuan drejt ambulancës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *