Shpëtim Duro ka qenë i ftuar në emisionin “Jashtë loje”, ku ka rrëfyer pengjet e tij në karrierë. Sipas tij, neës Tirana nuk do të kishte fituar përballjen vitin e shkuar kundër Kukësit, atëherë me siguri të plotë thotë se do të ishin shpallur kampion. Më tej flet edhe për Mentor Mazrekajn, një futbollist që talenti dhe cilësitë kurrë nuk i kanë munguar. Duro thekson se do të kishte dëshirë ta shihte të luante me Kombëtaren shqiptare, ku ka bindjen e plotë se do të ishte më i miri në fushë.
“Ndeshja që po ti kthehesha do i ndryshoja rezultatin? Vjet, e freskët, do e shpallja 100% kampion. Ishte humbja me Tiranën 2-1. Me faullin në minutat e fundit, ishim drejt fitores. Për 5 minuta u përmbys. Ishte një moment që do të shkëputeshim me pikë ndaj Tiranës dhe besoj ishim drejt titullit kampion. Ajo më ka mbetur pishman.
Mazrekaj është i ftohtë, është tip i çuditshëm. Është i keqi i vetes. Futbollist i jashtëzakonshëm, djalë i mirë edhe për veten edhe për grupin. Po bisedoja pra ca ditësh me një drejtues. Do kisha dëshirë të luante 45 minuta me Kombëtaren. I thashë: “Unë dorëzoj licensën nëse ai nuk do ishte më i miri me Kombëtaren”. Di të luajë futboll”, ka thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Le ta fusin te luaj kunder San marinos se Anglezet e fusin ne xhep….