“Jam më shumë se i shqetësuar”, Kosova vë në mendime trajnerin e Spanjës: Vuajmë më shumë me këto se Gjermaninë

Në fillim të kualifikueseve për Botërorin e vitit 2022, Spanja shihej si favorite absolute në grupin B, por fusha e lojës ka treguar se andaluzianët duhet të djersisin shumë për të mbërritur në vendin e parë. Në ndeshjen e parë u ndalën në barazim 1-1 nga Greqia, ndërsa dje fituar me vështirësi në minutat shtesë kundër Gjeorgjisë. Një formë e tillë ka vënë në mendime trajnerin Luis Enrike, i cili në intervistën e dhënë pas ndeshjes shprehet i shqetësuar për ndeshjen ndaj Kosovës.

“Jam shumë i shqetësuar për ndeshjen me Kosovën. Nëse na mungon futbolli, saktësia, finesa apo freskia, do të luajmë me zemër, me kokë apo çfarëdo, por Spanja duhet të jetë në Kupën e Botës dhe ne nuk po mendojmë të mos jemi atje. Dhe ne tashmë e shohim që rivalët nuk falin asgjë. Ne po vuajmë më shumë me këto ekipe sesa me Zvicrën, e cila ishte çerekfinale në Kupën e Botës ose Gjermaninë ose Ukrainën. Unë jam më shumë se i shqetësuar për këtë ndeshje të fundit (me Kosovën)”, ka deklaruar Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *