Shqipëria do të humbiste në shifrat 0-2 ndaj Anglisë në “Air Albania”. Por përpara se Harry Kane të gjente golin e parë dhe të zhbllokonte mbrojtjen e vendosur dhe rreshtuar aq mirë te Kombëtarja kuqezi, Myrto Uzuni kishte mundësinë e artë për të na dhënë avantazhin.
Kundërsulmi i shpejtë me Elseid Hysajn që shërbeu mirë sulmuesin e Ferencvarosh mund të rezultonte vrastar për miqtë. Goditja e Uzunit me të majtën nuk ishte e duhura me topin që kaloi shumë larg portës. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe emocionet e përjetuara në “Air Albania” gjatë atij momenti që tregojnë më së miri edhe reagimet e të gjithë tifozëve shqiptarë. /Sport Ekspres/
(Video nga Elvis Hysaj)