“Ishte edhe dashamirës i futbollit”! Armand Duka shpreh dhimbjen për largimin e papritur të Bashkim Finos

Bashkim Fino është ndarë nga jeta dhe ka humbur jetën pas betejës me Koronavirusin. Një tjetër figurë e njohur që largohet nga jeta për shkakun e pandemisë. Mes shumë personazheve që kanë shprehur ngushëllimet e tyre është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Numri një i futbollit në vendit tonë i shpreh ngushëllime familjarëve ndërsa citon se Fino nuk ishte vetëm i politikës, por edhe i sportit. /Sport Ekspres/

Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *