Përballja mes Anglisë dhe Shqipërisë ishte shumë e veçantë për Armando Brojën. I rritur dhe formuar në Angli te grupmoshat e Chelseat, sulmuesi 19-vjeçar u përballë edhe me disa prej lojtarëve që i njihte më herët.
Performanca e tij në fushën e lojës nuk ishte ajo që pritej, megjithëse kritikat janë të tepruar në këtë rast. Vetëm 19-vjeç, nuk mund të prisnim më tepër. Por Broja mund të ketë ndryshuar edhe vendimin për karrierën e tij pas atij 90 minutëshi.
Në “Eredivisie” po shkëlqen me golat e shënuara te Viteshe, por bëhet fjalë për një kampionat ku luhet me hapur dhe mbrojtësat nuk janë të nivelit më të mirë në rang europian. Pra përballja me Maguire dhe Stones, atje ku nuk u fitua asnjë duel në ajër apo fizik, mjafton për të treguar se rikthimi te Chelsea dhe pretendimi për fanellën e titullarit në ekipin e parë menjëherë pas mbylljes së këtij sezoni do të ishte i herët.
Ajo që Broja duhet të bëjë është që të vazhdojë edhe për një sezon tjetër me huazimin te Viteshe, për t’u rritur më tepër dhe më pas që të kërkojë hapësirën për te blutë e Londrës. /Sport Ekspres/