“Nuk mendoja kaq mungesë force“, Gega komenton Shqipërinë: Hysaj është peshë e madhe

Shqipëria ka humbur ndeshjen e sotme me përfaqësuesen e Anglisë. Megjithëse pritshmëritë përballë një kundërshtari të tillë nuk janë të larta, paraqijta e kuqezinjve duket se nuk ka lënë një shije të mirë në sytë e opinionit sportiv. Trajneri Skënder Gega ka komentuar në “Supersport“ lojën e zhvilluar sot nga Shqipëria, ku thekson se duhej të kishin më tepër forcë për të provuar më shumë përgjatë 90 minutave. Megjithatë në fund mbetet optimist për të ardhmen e kuqezive.

“Nuk mendoja se do të kishim aq mungesë force, të paktën për të provuar pak më shumë në 90 minuta. Kjo më surprizoi që të them të drejtën. Për Elseid Hysajn ka qenë një prej ndeshjeve më të mira dhe uroj që të vazhdoj kështu se është peshë e madhe dhe lider. Duhet të mbaj të njëjtën mënyrë loje. Berisha, Ismajli, Hysaj, Gjimshiti dhe Bare janë në rrugën e duhur. Një Angli është në rrugë dhe duhet të shohim para, duhet të jemi optimist. Duke korrigjuar gabimet mund të bëjmë më mirë akoma”, ka thënë Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *