Tifozët nuk mund të ishin të pranishëm mbrëmjen e sotme në shkallët e stadiumit “Air Albania“, por kjo nuk i ka penguar për të dhënë mbështetjen e tyre për Kombëtaren. “Tifozët Kuqezi“ shpalosën përpara fillimit të duelit një banderolë ku shkruhej: “Sytë dhe zemrën te ju“, që shoqërohej nga portretet e 5 figurave si Skënderbeu, Dedë Gjo Luli, Pirro i Epirit, Aleksandri i Madh dhe Adem Jashari.
Por ky i fundit nuk është pritur mirë nga UEFA, që sipas “Insportit” ka kërcënuar me moszhvillimin e ndeshjes nëse figura e komandantit të njohur të UÇK-së nuk largohej nga stadiumi. Argumentimi i dhënë prej qeverisë europiane të futbollit ishte se Adem Jashari simbolizonte luftën, pavarësisht se ai luftoi deri në fund për mbrojtjen e trojeve dhe popullit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/