“Heroi i heshtur mes nesh”! Dedikimi i veçantë te Shqipëria për Arjan Salën: Vetja ime nuk është asgjë para të tjerëve

Futbollistët e Kombëtares kanë bërë një gjest tepër fisnik para sfidës ndaj Anglisë, teksa kanë veshur një fanellë me dedikim special për Arjan Salën, heroin që humbi jetën te “Casa Italia”. 33-vjeçari, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. Një gjest i madh është bërë nga Shqipëria përpara ndeshjes me Anglinë. Lojtarët kuqezinjë kanë dalë në nxehmje duke veshur fanellën që ka dedikim të veçantë për Arjan Salën, heroin që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.

33-vjeçari mbeti mes flakëve te “Casa Italia”, ndërsa te Kombëtarja është nderuar me fjalët: “Heroi i heshtur është mes nesh”. Ndërkohë në intervistën për “Supersport”, Hamdi Salihi ka treguar më tepër rreth kësaj zgjedhje: “Ky ishte një rast që tregon më së miri vlerat e kombit tonë. Është ai momenti kur dikush thotë që: “Shiko, vetja ime nuk është asgjë para të tjerëve”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *