Hamdi Salihi ka shpjeguar më mirë formacionin e Shqipërisë kundër Anglisë. Tre lojtarë me karakteristika sulmuese ka hedhur Reja nga minuta e parë: “Uzuni, Cikalleshi dhe Broja”. Në një lidhje direkte për “Supersport”, Salihi është shprehur se Uzuni dhe Cikalleshi do të punojnë për Brojën, pasi ky i fundit ka më shumë efektivitet përpara portës.
“Kemi ndenjur deri në minutat e fundit, kemi pritur sesi do të luajë kundërshtari. Nuk duam që të humbasim ekuilibrat dhe nga ana tjetër duam që të shfrytëzojmë hapësirat. Broja do të jetë si pykë, ndërsa Cikalleshi dhe Uzuni do të kenë shumë punën në anën mbrojtëse dhe sulmuese. Kemi përballë një kundërshtar të nivelit të lartë që e karritur shumë lojën. Nëse do të ishte punë taktike dhe vendosje do të ishte e thjeshtë. Por është tjerë gjë ajo që i kërkon lojtarëve dhe mënyrës sesi do të zbatohen në fushën e lojës”, ka thënë Salihi. /Sport Ekspres/