“E dashuroj momentin nëse shënon Armando Broja”, flet figura e njohur e Anglisë: Ia njoh edhe prindërit

Përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë, në një intervistë për “Supersport” ishte figura e njohur e futbollit anglez, Jamie Redknap. Ky i fundit është shprehur se do ta dashurojë momentin kur Armando Broja të festojë golin ndaj Anglisë, pavarësisht se ka mbrojtur vetë më parë ngjyrat e “tre luanëve”.

“Sigurisht që kam miqësi të mirë me shqiptarët, kam shumë miq të mi që janë shqiptarë. I njoh edhe disa lojtarë të Shqipërisë. Gjithashtu njoh më së miri Armando Brojën dhe familjen e tij, është një futbollist me të ardhme të madhe. Mendoj se sot do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Unë vërtet shpresoj që Broja të shënojë.

E dua Anglinë, por e dashurojë atë momentin nëse Armando Broja do të shënojë. Është lojtar i shpejt dhe me cilësi shumë të mira. Shpresoj që një ditë edhe unë të vijë në Shqipëri, të më marrë Armando Broja. Anglia duhet të japë 100% pasi Shqipëria ka ekip shumë të mirë dhe nuk na tolerohet nëse japim më pak”, ka thënë Redknap. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *