“Ibrës t’i ndërpritet oksigjeni”, Munishi i jep mesazh Shalandit: Edhe Rashica, Muriqi e rrahmani kanë dalë nga Superliga

Kosova do të luajë me Suedinë ditën e nesërme në orën 20:45. Ky do të jetë testi i parë për dardanët, të cilët mposhtën Lituaninë me rezultatin 4-0 në miqësore. Nga ana tjetër Suedia vjen nga një triumf minimal ndaj Gjeorgjisë. Gjithashtu skandinavët shijuan rikthimin e Zllatan Ibrahimoviç, që dhuroi një super asist.

Trajneri Ismet Munishi ka folur për organikën e Kosovës, e cila përbëhet nga lojtarë cilësorë si Muriqi, Rashica dhe Rrahmani. Të tre këta lojtarë kanë dalë nga Superliga e Kosovës, çka tregon se ky kampionat nuk është aspak per tu nënvlerësuar. Gjithashtu Munishi foli dhe për sfidën ndaj Suedisë, teksa theksoi se çelësi i suksesit është bllokimi i Zllatan Ibrahimoviç.

“Gjysma e reprezentacionit është produkt i Superligës duke nisur nga Rashica, Rrahmani, Muriqi e mos t’i përmend të gjithë me radhë. Kam thënë edhe më herët se vazhdon të nënçmohet Superliga e Kosovës. Në ndeshjen e fundit ndaj Litanisë ka mundur të jetë edhe Mirlind Daku. Kanë mundur të aktivizohen edhe portierët Visar Bekaj apo Betim Halmi. Mendoj se trajneri duhet të punojë në aspektin ekipor. Ibrahimovicit duhet t’i ndërpritet oksigjeni më herët dhe jo të shpërbehet shumë me topa”- tha Ismet Munishi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *