Olsi Rama dhe djali i Kryeministrit mes sarkazmës: Do bëhesh me Partizanin kur të kuptosh futbollin

Në familjen Rama mund të shohin më në fund të qetë një ndeshje futbolli, ku të gjithë pjesëtarët janë në përkrahjen e të njëjtit ekip. Vetëm në kohën kur luan Shqipëria mund të ndodhi kjo gjë, pasi ka preferenca të ndryshme për mbështetjen në Superiore dhe futbollin europian.

Djali i kryeministrit të Shqipërisë, Gregu, ka postuar foton ku ndodhet së bashku me xhaxhain e tij, Olsi Ramën. Ky i fundit e ka postuar sërish këtë fotografi në “Instagram”, por këtë herë duke e thumbuar: “Do të bëhesh me Partizanin kur të kuptosh futbollin”, shkruan Olsi për Greg Ramën, që njihet si tifozi i Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *