Një bilbil shqiptar në kualifikueset e Botërorit, arbitri i Kategorisë Superiore merr besimin e UEFA-s

Përveç dy përfaqësueseve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, të dielën do të zbresin në fushë edhe 4 gjyqtarë shqiptarë. Enea Jorgji së bashku me anësorët, Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo, si dhe gjyqtari i katërt Juxhin Xhaka, kanë marrë besimin e UEFA-s për të gjykuar në kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.

Bilbili në ndeshjen Armeni-Islandë do të jetë shqiptarë, teksa gjyqtarët e Kategorisë Superiore do të ndajnë drejtësinë në Jerevan. Takimi do të luhet ditën e dielë, në orën 18:00, orar ky i njëjtë edhe me duelin e shumëpritur për shqiptarët, atë Shqipëri-Angli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *