Në Shqipëri vetëm nxjerrin probleme, Albin Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës para kualifikueseve të Botërorit

Çfarë fuqie mund të ketë një vend i vogël nëse nuk është i bashkuar? Pikëpyetja është e madhe, ndërsa zyrtarisht e kemi mësuar vetëm në ditën e djeshme se Shqipëria do të luajë me Anglinë dhe nuk do të dënohemi me zbritje pikësh.

Të paktën është marrë konfirmimi se Policia e Shtetit ka siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes me tre luanët. Në të kundërt do të ishte një rast i paprecedent që do të rezultonte katastrofale për objektivat e Kombëtares dhe për imazhin tonë në mediat e huaja.

Ndërkohë nëse flasim për tifozët ndaj Anglisë, quhet “luks”. Nga krahu tjetër në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka gjetur kohën për të vizituar përfaqësuesen në grumbullim. I veshur me fanellën e dardanëve, Kurti i ka uruar fat lojtarëve dhe i ka siguruar mbështetjen e plotë përpara nisjes zyrtare të edicionit të ri të kualifikueseve të Botërorit. Kosova nuk e ka zhvilluar ende ndeshjen e parë, por do të luajë kundër Spanjës dhe Suedisë brenda pak ditësh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *