Edhe pse kishte deklaruar se kurrë nuk do të luante tek Kombëtarja e Suedisë, Ibrahimoviç bëri rikthimin e tij ditën e djeshme ndaj Gjeorgjisë. 39 vjeçari dhuroi një asist spektakolar pasi uli me trup një top mjaft të vështirë dhe sigurisht merita e Claesson që arriti të shënojë. Ky triumf nuk mund të lihej pa u festuar, teksa Zllatan Ibrahimoviç ka postuar një foto në Instagramin me shokun e tij të skuadrës, Claesson.
Në postimin e tij shkruhej “Carl XVII Guztaf”. Dhe jo pa qëllim. Pasi Carl XVI Guztaf është mbreti aktual i Suedisë, ndërsa Ibrahimoviç e konsideron vet po ashtu monark, duke i marë stafetën. Edhe pas largimit nga Kombëtarja suedeze disa vite më parë, Ibrahimoviç kishte thënë se e konsideronte veten mbret të Suedisë. Sulmuesi i Milanit dallohet për karizmën dhe mbivlerësimin e vetes, teksa më parë e ka quajtur veten edhe si Zot. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/