“Pyetja është si do të luajmë me Anglinë”, analiza e Skënder Gegës: Ne shqiptarët jemi emocional, nuk durojmë

Shqipëria u tregua mjaft pragmatike ditën e sotme ndaj Andorrës, duke arritur atë që duhej më shumë, tri pikët. Kuqezinjtë iu falën golit të Lenjanit në pjesën e parë, që mjaftoi për te dalë triumfues nga kjo sfidë. Loja nuk ishte më e bukura për Kombëtaren e Shqipërisë, megjithatë kjo dhe për meritë të kundërshtarit që qëndroi 90 minuta ne mbrojtje.

Trajneri Skënder Gega ishte i ftuar në “Supersport” ku foli për ndeshjen e sotme ndaj Andorrës dhe atë të 28 marsit ndaj Anglisë. Sipas tij është e kuptueshme që loja do të ishte e mbyllur, pasi Andorra qëndroi pas për 90 minuta, por pyetja e vërtetë është se si do të luajë Shqipëria ndaj një kundërshtari si Anglia.

“Nuk dua të gjykoj njeri. Po Andorra dihej që do të luante mbrapa, dihej që do të rreshtohej në atë mënyrë. Mesfushorët tanë nuk bënë asnjë goditje në portë, nuk bënë asnjë vertikalizim. Është gjë e shkëlqyer që të kthehesh në atdhe me tre pikët në atdhe. Por pyetja është: “Si do të luajmë ndaj Anglisë?”.

Do të sulmojmë ndaj Anglisë apo do të rrimë mbrapa? Po të rrish mbrapa tërë kohën, duhet të kesh durim të madh. Po ne si shqiptar jemi shumë emocional dhe nuk e bëjmë dot më së miri këtë gjë. Kjo që iku me Andorrën ishte e shkëlqyer se i morëm tre pikët, por tani na pret ndeshja me Anglinë, do të jetë luftë.”- u shpreh Skënder Gega. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *