VIDEO/ Një grup që premton spektakël, çmenduri me 6 gola në duelin Hungari-Poloni

Një grup që premton spektakël, i tillë është ai ku gjendet edhe Shqipëria. Dy rivalët e drejtëpërdrejtë të kuqezinjve janë ndarë në një barazim të çmendur mbrëmjen e stome. Dueli mes Hungarisë dhe Polonisë ka përfunduar në shifrat 3-3, me të dyja skuadrat që në fund ndajnë një pikë të vlefshme në këtë rrugëtim.

Hungarezët gjejnë shumë shpejt rrjetën falë golit të Sallai që në minutën e 6 të takimit. Ndërkohë në pjesën e dytë është Szalai ai që dyfishon rezultatin. Por polakët nuk qendrojnë në heshtje dhe në harkun kohor të 60 sekondave tundin rrjetën dy herë, duke arritur kështu baraspeshën 2-2.

Megjithatë seria e golave nuk përfundon këtu, teska të dyja skuadrat do të shënonin edhe nga një tjetër gol. Orban shënon të tretin për Hungarinë në minutën e 72-të të ndeshjes, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë është Robert Lewandowski ai që e nxjerr Poloninë me një pikë nga kjo transfertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *