Menaxheri i Elseid Hysaj ka folur sërish për të ardhmen e lojtarit shqiptar. Mario Xhufredi ka dhënë një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, ku edhe njëherë tjetër tregon profesionalizmin e madh të shkodranit, pavarësisht kontratës që përfundon në fund të këtij sezoni. Sa i përket të ardhmes, ajo do të jetë larg Napolit, teksa pas shumë provave për të rinovuar tashmë është momenti për një aventurë të re në karrierën e Elseid Hysajt.
“Kam lexuar që Reja tha se Hysaj është në një moment me shkëlqim të madh dhe unë jam dakord. Ai ka qetësi të madhe, pavarësisht skadimit të kontratës, sepse ai ka besimin e Gatuzos. Ai po shprehet në nivelet që tregoi kur Sarri ishte atje. Hysaj po tregon se edhe pa rinovimin e kontratës ai nuk jep probleme, ai bën punën e tij. Është paguar dhe i është mirënjohës klubit, pse nuk duhet të jetë?
Ka shumë lojtarë që do t’i skadojnë kontratat, si Maksimoviç dhe Donaruma në Milano, nuk e shoh pse nuk duhet të veprojnë profesionalisht. E ardhmja? Por pas kaq shumë vitesh dhe kaq shumë momentesh në të cilat u takuam për kontratën pa gjetur një marrëveshje, është e drejtë që unë të ndryshojë ajrin dhe të vazhdojë të përballet me përvoja të reja”, ka thënë Mario Xhufredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/