Futbollistët shqiptarë e kanë korrur një fitore të parë me Anglinë, por këtë herë ishin me “fanellën e gabuar”. Kjo pasi Zvicra fitoi në shifrat 0-1 kundër “tre luanëve” në transfertë. Domgjoni, Toma dhe Zeqiri ishte tre lojtarët që e nisën si titullarë këtë përballje, ndërsa në pjesën e dytë do të aktivizohej edhe Kastriot Imeri.
Ky i fundit do të jepte asist për realizimin e Ndoye. Në këtë grup të helvetëve ishte edhe Nedim Bajrami, por ky i fundit zgjodhi që të vazhdonte me Kombëtaren e Shqipërisë. Mesfushori i Empolit do të përballet me Anglinë, por këtë herë me të tjera ngjyra dhe në “futbollin e vërtetë”. /Sport Ekspres/