Fitorja e thellë e Kosovës, flet Afrim Toverlani: Edhe një ekip i Superligës më mirë se Lituania

Përfaqësuesja e Kosovës tregoi një sinjal të fortë përpara ndeshjes me Suedinë, duke mposhtur me rezultatin 4-0 Lituaninë. Kundërshtari i “dardanëve” vinte nga një deri ndeshjesh pa humbje, por ishte e pafuqishme për të ndalur goleadën.

Megjithatë për trajnerin e njohur kosovar, Afrim Toverlani, kjo fitore nuk tregon asgjë për Kosovën, pasi Lituania është një Kombëtare shumë e dobët. Në një intervistë për Indeksionline, Toverlani ka ironizuar Lituaninë, duke theksuar se dhe një ekip i Superligës mund ta mposhte.

“Fitore që do të shërbejë për motiv në ndeshjet e radhës. Jam i bindur që një ekip me lojtarë nga Superliga kishte për t’i rezistuar më shumë se Lituania. Por me rëndësi është fitorja”, ka thënë Toverlani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *