Kosova ka mbyllur 45 minutat e para me Lituaninë në avantazh 1-0. Pavarësisht se gjendja jashtë fushe nuk ka qenë aq e qetë në kampin dardan për shkak të asaj ngjarjeje që solli edhe përjashtimin e Aro Muriç, sot në “Fadil Vokrri” skuadra ka treguar sinjale pozitive.
Goli i avantazhit ka ardhur në minutën e 27 të takimit, atëherë kur Arbër Zeneli tund rrjetën në mënyrën e tij të zakonshme. Anësori shqiptar e dërgon topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë pjesa e dytë për përfaqësuesen e Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Je t’aime Zeneli ?? pic.twitter.com/Its59dwpKB
— #?? (@03istogali) March 24, 2021