Kushtet e jashtme punojnë për Kombëtaren, kuqezinjtë zhvillojnë seancën e parë stërvitore në Andorra

Pas stërvitjes së fundit në Barcelonë ditën e djeshme, Kombëtarja shqiptare ka mbërritur sot në Andorrë. Trajneri Reja dhe kapiteni Berisha kanë dhënë konferencën e tyre për shtyp, ndërsa më pas menjëherë kanë nisur edhe stërvitjen zyrtare për ndeshjen e nesërme. Shpesh herë gjendja e fushës dhe kushtet atmosferike mund të kthehen në faktorë që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e lojës.

Por duket se për kuqezinjtë asnjë prej tyre nuk do të jetë një problem. Lojtarët e ekipit kombëtar kanë provuar terrenin ditën e sotme dhe fusha gëzon një gjendje të mirë. Pavarësisht se kemi  të bëjmë me bar sintetik, tapeti është rinovuar së fundmi, ç’ka e bën më të lehtë kombinimin gjatë lojës.

Ndërkohë kushtet atmosferike janë në favor të kuqezinjve. Dielli nuk ka munguar në Andorra, ku temperaturat janë normale për stinën, duke shmangur kështu të ftohtin që ka pushtuar vendin tonë këto ditë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online